Telegrafi

Bayerni fundos Dortmundin

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Mats Hummels në minutën e dhjetë të takimit, mirëpo ky gol vetëm sa i nevrikosi bavarezët.

Mario Gomez barazoi rezultatin për mysafirët (36’), ndërsa me rezultat të barabartë 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), Bastian Schweinsteiger kaloi për herë të parë Bayernin në epërsi.

Franck Ribery shënoi golin e tretë për bavarezët (65’), ndërsa dy golat e radhës u shënuan nga Thomas Müller (78’ dhe 88’).