Muller shënoi dy gola të shpejtë në pjesë të parë (18’ dhe 20’), ndërsa edhe një të tretë në pjesë të dytë (69’), para se mysafirët të ngushtojnë rezultatin në 3-1 me anë të Fuchs pesë minuta para fundi të ndeshjes.
Rivali i vetëm për titull, Schalke, është mposhtur në fushë të vet nga Werder Bremeni me rezultat 2-0 me golat e Mehmet Ozil dhe Hugo Almeida.
Disfata e mban Schalken tre pikë prapa Bayernit me edhe një ndeshje të mbetur deri në fund të sezonit, dhe praktikisht të paarritshme pozitën e parë pasi bavarezët kanë edhe diferencë shumë më të mirë të golave (17).
Bayern Munichu është edhe në një garë tjetër të rëndësishme, Ligën e Kampionëve, ku në finale do të takohet me Interin. /Telegrafi/