Harry Kane ishte vendimtar në fitoren e Bayern Munichut përball Stuttgartit në kuadër të javës së shtatë në Bundesliga, pasi realizoi het-trik.
Bavarezët triumfuan 4-0, duke siguruar tri pikë të reja në elitën e futbollit gjerman.
Pjesa e parë kishte rastet e saja, por asnjëra nga skuadrat nuk arriti t’i konkretizonte.
Në pjesën e dytë, sulmuesi anglez ishte i pandalshëm, duke shënuar tri gola.
Në minutën e 57-të, Kane realizoi për 1-0 me një asistim të Joshua Kimmich.
Katër minuta më vonë, ylli i Anglisë e realizoi edhe golin e dytë personal.
Kane kompletoi het-trikun e tij në minutën e 80-të, për 3-0, duke treguar formën e tij të mrekullueshme.
Në minutn e 89-të, Kingsley Coman realizoi për 4-0, duke vulosur fitoren e thellë të Bayernit.
Pas javës së shtatë, Bayern Munichu është lider me 17 pikë, aq sa ka edhe RB Leipzig, ndërsa në javën e tetë, Bavarezët takohen me Bochumin. /Telegrafi/