Telegrafi

Bayerni fiton Superkupën e Gjermanisë duke mposhtur Dortmundin në penallti (Video)

Koha e rregullt e Superkupës së Gjermanisë mes mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut përfundoi me rezultat 2-2, ndërsa fituesi u përcaktua në penallti.

Në pjesën e parë shënuan Christian Pulisic (12’) dhe Robert Lewandowski (18’). Kurse në të dytën Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 70-të, ndërsa Joshua Kimmich barazoi në minutën e 88-të.

Fituesi u mësua me anë të penalltive, ku bavarezët fituan 4-5 nga pika e bardhë.

Në penallti për Bayernin shënuan: Lewandowski, Ribery, Rudy, Vidal dhe Sule, ndërsa penalltinë e vetme e humbi Kimmich.

Në penallti për Dortmundin shënuan: Dembele, Philipp, Aubameyang, Castro. I pasaktë u tregua Rode dhe në fund Marc Barta.

Kjo ishte hera e gjashtë që Bayerni e fiton Superkupën e Gjermanisë, hera e fundit ishte në vitin 2016. /Telegrafi/