Bayern Munich ka fituar derbin ndaj RB Leipzig me rezultat 2-0.
Vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe nuk i dhanë mysafirëve asnjëherë mundësi për të treguar vlerat e tyre në këtë takim.
Nga minuta e 13-të mysafirët ishin me një lojtar më pak pasi Willi Orban u përjashtua me karton të kuq.
Goli i parë në takim erdhi nga James Rodriguez pas asistimit nga Arjen Robben.
Të dytin dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi Robert Lewandowski në miutën e 38-të.
Bayerni provoi në pjesën e dytë me anë të David Alabas, Robbenit dhe James, por nuk arritën të tundin rrjetën e portës kundërshtare.
Pas kësaj fitore bavarezët renditen në vendin e parë me 23 pikë, kurse Leipzig në të tretin me 19 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Bayernit është kundër Borussia Dortmundit, ndërsa Leipzigu ndaj Hannoverit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Dqy63bjNBe4&feature=youtu.be&a=
https://www.youtube.com/watch?v=eKDZ6j9FVdc&feature=youtu.be&a=