Bayern Munich duket se e ka fituar garën me skuadrat e mëdha për Benjamin Pavard.
Mbrojtësi francez ka shkëlqyer edicionin e kaluar me Stuttgartin në Bundesliga.
Përveç kësaj, Pavard pati paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Botëror ku u bë kampion i botës me Francën.
Kjo ka bërë që vlera e tij të rritet ndjeshëm dhe për të interesim të shfaqin ekipet më të mëdha në Evropë.
Real Madrid, Manchester United, Manchester City, Borussia Dortmund e Paris Saint Germain e donin lojtarin.
Por sipas medieve gjermane gara është fituar nga kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich.
Bavarezët kanë arritur marrëveshje me Stuttgartin për transferimin e Pavardit për shumën e 40 milionë eurove.
Bayern fillimisht po pret largimin e Jerome Boateng i cili është afër transferimit te Unitedi për ta zyrtarizuar francezin.
22-vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare te Bayerni, ku do të fitojë një pagë rreth katër milionë euro në stinor. /Telegrafi/