Bayern Munichu ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Schalkes në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 21-të në Bundesliga.
Skuadra e Niko Kovacit i është kthyer fitores në Bundesliga pas humbjes befasuese nga Leverkuseni javën e kaluar.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Bavarezëve, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola.
TEAM! #MiaSanMia #FCBS04 pic.twitter.com/sUHSfvrLq4
— FC Bayern München (@FCBayern) February 9, 2019
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 12-të minutave lojë dhe ishte Jeffrey Bruma, i cili shënoi në portën e tij për t’i dhënë epërsinë 1-0 Bayernit.
Schalke arriti të kthehet në lojë në minutën e 25-të duke barazuar 1-1 me anë të talentit 18-vjeçar Ahmed Kutucu.
Megjithatë, gëzimi i tyre zgjati vetëm dy minuta pasi në skenë doli Robert Lewandowski, i cili shënoi për 2-1.
„Gracias @jamesdrodriguez!“ Wieder war James der Vorlagengeber. 👌 #MiaSanMia #FCBS04 pic.twitter.com/y5FrlwP7wM
— FC Bayern München (@FCBayern) February 9, 2019
Në pjesën e dytë, Bayerni arriti të menaxhoi mirë lojën dhe të shënojë edhe një gol për të siguruar fitoren.
Ishte Serge Gnabry që shënoi në minutën e 57-të për 3-1 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.
So! 🎉 #MiaSanMia #FCBS04 pic.twitter.com/vfMDAC7NEM
— FC Bayern München (@FCBayern) February 9, 2019
Pas kësaj fitore, Bavarezët kanë 45 pikë në vendin e parë apo vetëm pesë më pak se lideri Dortmundi, ndërsa Schalke zë vendin e 13-të me 22 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bayerni udhëton te Augsburgu, ndërsa Schalke e pret në shtëpi Freiburgun. /Telegrafi/