Telegrafi

Bayerni festonte trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve – por Odriozola pushtoi internetin me veprimin e tij

Bayern Munich arriti të dielën e javës që shkoi që të fitonte trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve në historinë e tyre.

Bavarezët mposhtën në finale Paris Saint-Germainin me golin e vetëm të shënuar nga Kingsley Coman në minutën e 59-të.

Lojtarët e skuadrës gjermane festuan triumfin deri në orët e vona, ndërsa kishte momente nga më të ndryshmet.

Lexo po ashtu Alvaro Odriozola, trofe për çdo 122 minuta

Një veprim i çuditshëm është parë nga anëtari i Real Madridit në huazim te Bayern Munich, Alvaro Odriozola, raporton MARCA.

Spanjolli kishte marr në duar një peshqir dhe po pastronte trofeun e Ligës së Kampionëve, derisa bashkëlojtarët e tij kërcenin e këndonin. /Telegrafi/