Site icon Telegrafi

Bayerni e ‘shkatërroi’ Hoffenheimin – tifozët e Bavarezëve me banera fyes ndaj pronarit të rivalit nga Bundesliga

Në ndeshjen mes Hoffenheimit dhe Bayern Munichut, tifozët i kanë parë pothuajse të gjitha.

Bavarezët fituan 6-0 te kundërshtari nga Bundesliga, derisa lojtarët dhe tifozët kishin diçka për të thënë, së paku me veprimet e tyre.

Tifozët e Bayernit kanë shpalosur banera fyes kundrejt pronarit të Hoffenheim, Dietmar Hopp, dhe ndeshja është ndërprerë për disa momente, për të rifilluar më pas me lojtarët e dy ekipeve që e kanë mbyllur sfidën duke ia pasuar topin njëri-tjetrit në shenjë proteste për gjestin e tifozëve.

Ishte minuta e 74-të kur gjyqtari u detyrua të ndërpriste ndeshjen dhe lojtarët u futën në zhveshtore, për t’u rikthyer dhjetë minuta më vonë.

Në minutat e mbetur të përballjes, lojtarët u rikthyen në fushë, por nuk zhvilluan lojën në normalitet.

https://twitter.com/SozcuSkor/status/1233795328891113472

Ata pasonin në mes vete, madje edhe mes kundërshtarëve, derisa për herë të parë në hsitori të Bundesligës për 13 minuta nuk kishte kundërsulme, rivënie nga këndi, faule e as rivënie anësore.

Por, përse u bënë protesta ndaj Hopp?

Presidenti i Hoffenheim Dietmar Hopp është një nga njerëzit më të pasur në Gjermani dhe vite më parë mori kontrollin e Hoffenheim duke e ngjitur nga kategoritë amatore deri në Bundesliga.

Në pjesën e ultrasve në Gjermani pjesa e traditës është shumë e rëndësishme dhe prandaj ekipe të financuara nga jashtë shihen me urrejtje. Pas ngjitjes së shpejtë të Leipzig me ndihmën e RedBull tema e traditës në Gjermani është bërë akoma më e thellë dhe edhe sulmet ndaj ekipeve të tjera ‘plastike’ janë thelluar, mes tyre dhe ato ndaj Hopp.

Lexo po ashtu Bayerni fiton me rezultat bindës ndaj Hoffenheimit

Sulmet janë nga ofendime në stadium deri dhe në kërcënime private. Tifozët e Dortmund janë ndaluar për dy vitet e ardhshme të mos udhëtojnë drejt Hoffenheim, një javë më parë ata të Gladbach ofenduan Hopp gjatë ndeshjes dhe sot e bënë dhe tifozët e Bayernit.

Sistemi i Hoffenheim është lejuar nga Federata sepse Hopp e zotëron ekipin prej më shumë se 20 vitesh, ka ndërtuar struktura të plota nga akademia deri më lart dhe prej vitesh nuk financon më privatisht, me Hoffenheim që gjeneron vetë gjithçka shpenzon. /Telegrafi/

Exit mobile version