Site icon Telegrafi

Bayerni e sheh Hugo Ekitiken si zëvendësuesin e Lewandowskit

Robert Lewandowski ka vendosur tëlargohet nga Bayern Munichu, por një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar.

Sulmuesi polak ka për qëllim të transferohet te Barcelona, por deri më tani Bayern ka refuzuar ofertat e gjigantit katalunas.

Gjithsesi në Munich janë të bindur se nuk do të mund ta ndalin largimin e polakut dhe tanimë kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Sulmuesi i talentuar francez i Stade Reims, Hugo Ekitike po shihet nga drejtuesit e gjigantit gjerman si zëvendësuesi adekuat për Lewandowskin.

Mediat gjermane kanë raportuar se drejtori sportiv Hasan Salihamidzic tanimë ka zhvilluar disa biseda me agjentët e futbollistit dhe është gati ta transferojë atë sapo të largohet Lewa.

20-vjeçari është një nga futbollistët më premtues në Francë, ku sezonin e fundit në 25 ndeshje shënoi 11 gola e dhuroi katër asistime.

Në gjurmët e tijë janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Manchester United, PSG, Borussia Dortmund e Newcastle United.

Reims është gati ta shes yllin e skuadrës, por synon që të fitojë 40 milionë euro nga largimi i tij. /Telegrafi/

Exit mobile version