Site icon Telegrafi

Bayerni e sheh Eriksenin si zëvendësues të Jams Rodriguez

Christian Eriksen. (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Christian Eriksen duket se do të largohet nga Tottenham Hotspur në fund të këtij edicioni.

Mesfushori danez ka paralajmëruar klubin londinez se do të largohet për t’iu bashkuar një skuadrës më të madhe që të fitojë trofe.

Kontrata e danezit me Spurs skadon në verën e vitit 2020 dhe ai nuk ka pranuar rinovimin.

Kësisoj Real Madrid, Manchester United dhe Paris Saint Germain janë skuadrat që e duan atë.

Por së fundmi garës i është bashkangjitur edhe kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich.

Christian Eriksen. (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Bavarezët nuk do ta blejnë përfundimisht kolumbianin James Rodriguez, pasi synojnë danezin Eriksen.

James pritet të rikthehet në Real Madrid pas dy stinorëve të kaluara si i huazuar në Allianz Arena.

Në anën tjetër Bayerni është gati që të ofrojë deri në 90 milionë euro për fantazistin danez.

Ish-mesfushori i Ajax është pjesë e Spurs që nga vera e vitit 2013 dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 270 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 64 gola dhe ka bërë 86 asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version