Bayern Munich ka vendosur të shesë mesfushorin Leon Goretzka, sipas raporteve të Florian Plettenberg.
Vendimi u mor në nëntor nga drejtori sportiv Max Eberl dhe agjenti i Goretzka. Eberl i ka informuar palët përfshirë se Goretzka nuk ka të ardhme në klub dhe mund të largohet gjatë janarit, madje edhe në formë huazimi me detyrim blerjeje.
Goretzka aktualisht ka një kontratë me Bayern Munich që zgjat deri në vitin 2026. Megjithatë, klubi është i hapur për të lëshuar lojtarin edhe në verë.
Paga e tij aktuale është 17 milionë euro bruto në vit, një shumë që filloi nga 13 milionë euro dhe rritet çdo shtatë ndeshje sipas kushteve të kontratës.
Ky zhvillim tregon një ndryshim të qartë në planet e Bayern Munich për të ardhmen e mesfushës, duke lënë hapësirë për spekulime se ku mund të përfundojë Goretzka në të ardhmen e afërt.
29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje në të gjitha garat, teksa ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër.
Bavarezët synojnë që nga shitja e mesfushorit gjerman të fitojnë 40 milionë euro. /Telegrafi/