Bayern Munichu është duke e konsideruar Massimiliano Allegrin si pasues të Hansi Flickut në Allianz Arena.
SportMediaset raporton se bavarezët, të cilët do t’i japin fund bashkëpunimit me trajnerin e tanishëm në fund të sezonit, janë duke shqyrtuar mundësitë e angazhimit të strategut italian.
Die Roten ishin të fokusuar te trajneri i RB Leipzigut, Julian Nagelsmann, mirëpo ata mund të ndërrojnë mendje nëse ish-trajneri i Juventusit pranon të shkojë në Bundesliga.
Pas pauzës dyvjeçare nga futbolli, Allegri është duke e menduar rikthimin në punën e trajnerit.
Dhe derisa po flitet se mund të marrë drejtimin e ndonjë klubi në Serie A (Juventusi ka kontaktuar me të), Bayerni mund të jetë një opsion tundues për të. /Telegrafi/