Telegrafi

Bayerni e ka seriozisht për Dele Allin, ofron 98 milionë euro

Delle Alli është e tashmja e Tottenhamit, por nga shumë ekspert  të futbollit ai cilësohet si e ardhmja e futbollit evropian.

Për atë kanë shfaqur interesim shumë skuadra të mëdha nga Evropa, së fundi Bayern Munichu.

Sipas The Sun, gjermanët janë të gatshëm të rrisnin ofertën për Allin deri në 98 milionë euro.

Bavarezët kishin provuar edhe më herët për anglezin, por oferta nuk kishte kënaqur Spurs.

Për yllin e Tottenhamit ka shfaqur interesim serioz edhe Manchester Unitedi e Real Madridi. /Telegrafi/