Site icon Telegrafi

Bayerni e harron Sanen dhe rikthen sytë ka ylli i Leverkusen, Leon Bailey

Leon Bailey. (Photo by Andy Lyons/Getty Images)

Bayern Munich po has në vështirësi për të transferuar një sulmues anësor.

Dëshira e madhe e bavarezëve është gjermani Leroy Sane, por Manchester City e vlerëson lartë yllin e tyre.

Bayerni duket se nuk është gati të paguaj mbi 100 milionë për talentin gjerman dhe ka hequr dorë nga ai.

Kësisoj kampioni në fuqi i Gjermanisë ka kthyer sytë kah Bundesliga ku pritet të bëjë transferimin e radhës.

Sulmuesi xhamajkan i Bayer Leverkusen, Leon Bailey është objektivi i ri i Bayernit.

Leon Bailey. (Photo by Jörg Schüler/Getty Images)

Mediat gjermane kanë raportuar se Bayerni është gati të paguajë shumën prej 40 milionë eurove për transferimin e Baileyt.

Interesim për të kanë shfaqur edhe Roma e Tottenham Hotspur, por duket se lojtari preferon transferimin në Allianz Arena.

Bailey në edicionin e fundit në Bundesliga ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version