Telegrafi

Bayerni e gjen zëvendësuesin e Robbenit në Ligue 1, gati 40 milionë euro për Malcom

Gjiganti gjerman, Bayern Munich po tenton të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi anësorë, Arjen Robben po përballet me lëndime dhe tanimë duket se bavarezët kanë gjetur zëvendësimin adekuat të tij.

Fjala është për sulmuesin e talentuar brazilian, Filipe Silva de Oliviera apo i njohur ndryshe si Malcom.

20-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Girondins Bordeaux në Ligue 1 këtë edicion me paraqitjet e tij.

Malcom gjatë një ndeshje me Bordeauxin në Ligue 1

Bayerni është e gatshme të ofrojë një shumë të lartë prej 40 milionë euro për transferimin e brazilianit në ‘Allianz Arena’.

Gjithashtu në garë për lojtarin mbetet edhe skuadra franceze Paris Saint Germain dhe ajo italiane Roma.

Malcolm këtë edicion ka shënuar shtatë gola në Ligue 1 dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Braziliani një vit më parë iu bashkua Bordeauxit nga Corinthians dhe ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2021. /Telegrafi/