Legjenda gjermane dhe e Bayernit, Philipp Lahm ka paralajmëruar pensionimin nga futbolli në fund të stinorit.
Kësisoj rekordmenët e Gjermanisë janë duke kërkuar zëvendësuesin e tij.
Mediat gjermane kanë raportuar se Bayerni e ka gjetur atë në Bundesliga tek rivali Bayer Leverkusen.
Talenti i madh gjerman, Benjamin Henrichs është bërë objektivi madhor i Bayernit për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Henrichs luan në dy krahët e mbrojtjes dhe si mesfushor qendror dhe kjo është arsyeja që Bayern po këmbëngul për transferimin e tij.
19-vjeçari falë paraqitjeve të mira ka fituar edhe një ftesë nga Kombëtarja e Gjermanisë.
Ai sapo ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Leverkusenin deri në qershor të vitit 2020.
Gjithsesi Bayerni është e gatshme të ofrojë 20 milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/