Cengiz Under është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.
Sulmuesi i talentuar turk ka shkëlqyer vitin e kaluar me fanellën e Romës, por edhe këtë fillim edicion ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme.
Under ka arritur të shënoj katër gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë në 18 ndeshje në të gjitha garat.
Gjiganti gjerman, Bayern Munich po e monitoron situatën e tij dhe ka gati një ofertë për transferimin në Bundesliga.
Bavarezët po e rivalizojnë Manchester Cityn për ta rrëmbyer Underin nga Roma.
Besohet se skuadra e Pep Guardiolës ka ofruar 55 milionë euro për turkun, ofertë që Bayerni pritet ta kalojë.
Gjithsesi interesim për yllin e Kombëtares së Turqisë ka shprehur edhe Arsenal dhe Chelsea.
Under iu bashkua Romës në verën e vitit 2013 nga skuadra turke Basaksehir për 13 milionë euro. /Telegrafi/