Bayern Munich po tenton ta transferojë Joao Cancelon nga Manchester City.
Përveç mbrojtësit portugez, kampioni i Bundesligës i do tash e një kohë edhe shërbimet e Leroy Sanes nga Citizens.
TZ raporton se Bavarezët e duan edhe Lukas Klostermannin nga Rasenball Sport Leipzig, por që para tij preferojnë Cancelon.
Portugezi u transferua te City në verën e kaluar nga Juventusi si shkëmbi për Danilon që kaloi në anën tjetër në Torino.
Besohet se Bayerni tashmë i ka filluar bisedimet me skuadrën angleze për transferimin e Cancelos në këtë afat.
Gjermanët e duan mbrojtësin në formë huazimi me të drejt blerje në fund të këtij sezoni, por që në garë është edhe Valencia. /Telegrafi/