Ideja e krijimit të Superligës Evropiane është duke u bërë nga ora në orë më serioze.
Tashmë 12 klube kanë konfirmuar se janë themeluese të garës më të re në futboll dhe duan ta dërgojnë deri në fund qëllimin e tyre.
Janë klubet e mëdha nga Liga Premier, Serie A dhe La Liga, që kanë marrë iniciativën për formimin e Superligës Evropiane.
Por, në ditët në vazhdim, bëhet e ditur se edhe Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain do t’u bashkohen 12 klubeve.
Krijimi i kësaj gare do të sjell të ardhurat të majme për klubet e mëdha evropiane, derisa të voglat do të mesin në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
FIFA dhe UEFA kanë kërcënuar të gjitha klubet që do luajnë në këtë garë se do të marrin dënimin e rëndë dhe do të suspendohet nga të gjitha garat. /Telegrafi/