Telegrafi

Bayerni do t’ia vazhdojë kontratën Riberyt

Drejtori gjeneral i Los Blancos, Jorge Valdano, ka deklaruar se Reali do të heqë dorë nga dëshira për ta transferuar superyllin francez, pasi që çmimi prej 80 milionë eurosh është shumë i lartë.

Kontrata e Ribery skadon pas dy vitesh, kështu që bavarezët planifikojnë t’ia zgjatin kontratën lojtarit të tyre, me qëllim që të mos kenë presion në sezonin e ardhshëm nga Reali.

“Jo vetëm se dëshirojmë ta mbajmë Riberyn, por dëshirojmë t’ia zgjatim edhe kontratën”, ka thënë për “Sport Bild” kryesuesi i bordit ekzekutiv të Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.