Telegrafi

Bayerni dhe Leverkuseni ndajnë pikët

Bavarezët kaluan të parët në epërsi me anë të Mario Gomez në minutat e para të ndeshjes (8’), mirëpo mysafirët shumë shpejtë e barazuan rezultatin (14’) me golin e Stefan Kießling.

Pas kësaj pike të fituar, Leverkuseni rikthen pozitën e parë me një pikë më shumë se Werder Bremeni, ndërsa Bayerni mban pozitën e shtatë me pikë të barabarta me Wolfsburgun. /Telegrafi/