Site icon Telegrafi

Bayerni dhe Kim Min-jae, arrijnë marrëveshje  

Pas shumë përpjekjesh duket se tashmë Bayer Munich ka arritur të bindë mbrojtësin Kim Min-jae.

Eksperti i transferimeve Fabrizo Romano ka njoftuar se klubi gjerman dhe lojtari nga Koreja e Jugut kanë arritur marrëveshje verbale për kushtet personale.

26-vjeçari do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2028, duke treguar se do të jetë pjesë e një projekti afatgjate.

Lexo po ashtu Bayern Munich bëhet favorit për transferimin e Kim Min-jae

Rroga e lojtarit pritet të jetë rreth 10 milionë euro në vit, ndërsa zyrtarizmi i tij pritet të ndodh në momentin që Bayerni paguan klauzolën prej 50 milionë eurosh Napolit.

Për lojtarin interesim serioz kishte shfaqur edhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/

Exit mobile version