Site icon Telegrafi

Bayerni dhe Kane kanë interesim të ndërsjellët

Sipas raportimeve në Gjermani, Harry Kane është ende në diskutime për t’iu bashkuar Bayern Munichut.

Gazetari Christian Falk bëri të ditur në podcastin e transferimeve të Bild se interesimi midis anglezit dhe Bavarezëve është sa “konkret” dhe “i ndërsjellë”.

Ai vazhdoi të pretendonte se Bayern ka folur me familjen e Kane rreth logjistikës së zhvendosjes në Bavari.

Lexo po ashtu Harry Kane i kërkon Man Utd të mos dorëzohet për transferimin e tij

Falk thotë se ndjenja që del nga kampi i Kane është se sulmuesi është “ende duke menduar” për një lëvizje në Bundesligë.

Bayern ka ruajtur një interes për Kane që nga fundi i sezonit, por u përball me konkurrencën nga Manchester United dhe Real Madrid.

Lexo po ashtu Perez dhe Ancelotti përplasen për nënshkrimin e Kane - Mbappe gjithashtu një faktor vendimtar

Megjithatë, çmimi që kërkon presidenti i Spurs, Daniel Levy prej 100 milionë eurosh ka parë si United ashtu edhe Madridin të qetësojnë interesimin e tyre për Kane.

Mbetet për t’u parë nëse Bayern mund të përballojë çmimin e kërkuar prej 100 milionë eurosh, por Spurs do të joshet t’i shesë një ekipi jashtë Ligës Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version