Luiz Felipe është njëri nga zbulimet e këtij edicioni në Serie A.
Mbrojtësi brazilian që ka tri vite që luan tek Lazio, por këtë edicion ka zënë vendin e titullarit dhe ka shkëlqyer.
23-vjeçari ka qenë lider i padiskutueshëm në mbrojtjen e bardhekaltërve, derisa falë paraqitjeve të mira ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
Barcelona dhe Bayern Munich janë dy ekipet që e kanë ndjekur nga afër brazilianin në disa ndeshje.
Mediat italiane kanë raportuar se dy gjigantët evropianë janë gati të dalin me oferta në verë në drejtim të Lazios.
Kontrata e brazilianit me klubin kryeqytetas skadon në verën e vitit 2022, por që ai ende nuk ka pranuar rinovimin e sja.
Lazio mund ta lë të lirë të largohet ylli i tyre nëse vije një ofertë mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/