Site icon Telegrafi

Bayerni dështon ta mposhtë Ajaxin

Bayern Munichu ka dështuar që të fitojë në shtëpi ndaj Ajaxit. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Sfida filloi me dominim të lartë të Bayernit që gjeti golin shpejtë.

Ishte Mats Hummels ai që shënoi për 1-0 dhe epërsinë e Bayernit.

https://twitter.com/iHummels5/status/1047215872761315328

Kur të gjithë menduan se po vjen goleada, në skenë u shfaq Mazraoui, i cili barazoi në minutën e 22-të për 1-1.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë dhe në pjesën e dytë Bayerni sulmoi edhe më fuqishëm.

Plot gjashtë goditje dështuan të gjejnë cakun e duhur dhe Bayerni është dashur të pajtohet me barazim në fund.

Me këtë barazim, Bayerni ka katër pikë, po aq sa Ajaxi, me nga një pikë më shumë se Benfica që mban vendin e tretë me tri pikë pas një fitore të madhe në Athinë ndaj AEK-ut. /Telegrafi/

Exit mobile version