Bayern Munich ditë më parë ka kompletuar transferimin e Lucas Hernandez nga Atletico Madrid.
Kampionët e Gjermanisë paguan 80 milionë euro për të transferuar kampionin e botës me Francën në Allianz Arena.
Por dy skuadrat e famshme evropiane mund të bëjnë një tjetër marrëveshje së bashku.
Bavarezët janë duke kërkuar mesfushorin e talentuar Rodri dhe për këtë janë gati të paguajnë aq sa kërkon Atletico Madrid.
Skuadra nga ‘Wanda Metropolitano’ i ka bërë të qartë Bayernit se dëshiron së paku 70 milionë për xhevahirin e tyre.
Mesfushori defensivë po shihet nga Bayerni si zëvendësuesi adekuat i bashkëkombësit të tij Javi Martinez që pritet të rikthehet në Bilbao.
Gjithsesi për të arritur te lojtari, Bayerni duhet ta mposhtë konkurrencën e kampionëve të Anglisë, Manchester City. /Telegrafi/