Telegrafi

Bayerni dëshiron Robin van Persien

Sipas L’Equipe holandezi Robin van Persie sezonin e ardhshëm do të mund të luajë për Bayern Munichun, si zëvendësim për Miroslav Klose që pritet të largohet në fund të sezonit.

Spekulimet e tilla vijnë pasi drejtori sportiv i bavarezëve, Christian Nerlinger, së fundi pohoi se ata do të përpiqen të sjellin disa lojtarë kualitativ në Allianz Arena pas fundit të sezonit, me qëllim që të krijojnë një ekip konkurrues në Ligën e Kampionëve.

Gazeta franceze shkruan se Louis van Gaal planifikon ta zgjerojë koloninë holandeze në Munchen dhe Van Persie do t’u bashkohet tashmë dy bashkë-vendasve të tij Mark van Bommel dhe Arijen Robben.

Por është vështirë të besohet se Van Persie do të pranohet të largohet nga Emirates, pasi së fundi e rinovoi marrëveshjen me topçinjtë deri në vitin 2014./Telegrafi/