Bayern Munichu e ka mposhtur Chelsean me rezultat 4-1 në ndeshjen e dytë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve dhe ka kaluar në çerekfinale pas fitores me rezultat të përgjithshëm 7-1.
Bavarezët janë treguar përsëri arrë e fortë për Bayernin, ku pas fitores 3-0 në Stamforde Brige, i kanë mposhtur edhe në Allianz Stadium, kësaj radhe me rezultat 4-1.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të ekipit të Hansi Flick, ku përvec rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola, kundrejt një të ekipit të Frank Lampard.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 10 minutave lojë dhe ishte Robert Lewandowski, i cili shënoi nga pika e bardhë, ndërsa Bayerni gjeti edhe golin e dytë në minutën e 24-të dhe ishte Ivan Perisic që çoi shifrat në 2-0.
Chelsea arriti të kthehet në lojë në minutën e 44-të dhe ishte Tammy Abraham që ngushtoi shifrat në 2-1.
⏸ Pause.
Was sagt ihr zu den ersten 45 Minuten? 👇
♦ #FCBCFC | 2:1 ♦ pic.twitter.com/b5TAN69kmw
— FC Bayern München (@FCBayern) August 8, 2020
Në pjesën e dytë, përsëri ishte Bayerni që dominoi lojën dhe gjeti edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 76-të me anë të Corentin Tolisso, i cili shënoi për 3-1, ndërsa Lewadowski (84’) me kokë vulosi rezultatin përfundimtar 4-1.
⭐ VIERTELFINALE ⭐
♦ #FCBCFC | 4:1 ♦ #UCL pic.twitter.com/2wH1sDBycu
— FC Bayern München (@FCBayern) August 8, 2020
Pas kësaj fitore, Bavarezët kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ekipi gjerman aty do të takohen me fituesin e ndeshjes Barcelona-Napoli. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TTMbBm4Z3jI
https://twitter.com/thefoot_s/status/1292182865006993410
Tammy Abraham goal Bayern Munich vs Chelsea 2-1 new https://t.co/rg2nXMvoN5
— Fightgame (@futurefights360) August 8, 2020
https://www.youtube.com/watch?v=lwx75QivJ4g
https://www.youtube.com/watch?v=hGNLWWjFzJY