Joao Felix është një nga lojtarët më të kërkuar në këtë verë, me disa skuadra që kërkojnë shërbimet e tij.
Sipas “Sport 1”, Bayern Munich ka bërë ofertë zyrtare te Atletico Madridi për shërbimet e portugezit, ofertë që kap shifrën e 80 milionë eurove.
Por, nga ana tjetër skuadra spanjolle nuk ka ndërmend të heqë dorë nga xhevahiri i saj dhe në këtë mënyrë ka refuzuar ofertën e bavarezve.
Pavarësisht se është refuzuar nga Atletico de Madrid, Bayern Munich do të vazhdojë të përpiqet të marrë Joao Felix në skuadrën e tyre pasi ai është një lojtar që Julian Nagelsmann personalisht e pëlqen dhe ata besojnë se ai mund të bëhet një yll i madh në “Allianz Arena”.
Kampiioni i Bundelsigës thuhet se ka ofruar edhe shërbimet e Benjamin Pavard për të realizuar transferimin, por ende janë larg ofertës.
Nuk përjashtohet mundësia që Atletico të krëkojë para dhe një lojtar tjetër të Bayernit, për ta lëshuar Felixin. /Telegrafi/