Kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich është duke përgatitur blerjen më të shtrenjtë në Bundesliga.
Gjiganti gjerman i ka vënë syrin sulmuesit belg të Evertonit, Romelu Lukaku për ta transferuar atë gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja britanike ‘The Sun’, drejtuesit e Bayernit kanë filluar kontaktet e para me klubin anglez.
Lukaku ka deklaruar muaj më parë se është i gatshëm për një skuadër të madhe dhe do t’i pëlqente ideja për të luajtur në Bayern.
Shuma që mendohet se ka ofruar Bayerni në drejtim të Evertonit është prej 75 milionë eurove.
Trajneri italian, Carlo Ancelotti e vlerëson shumë belgun dhe ka kërkuar me ngulm blerjen e tij.
23-vjeçari ka treguar formë të jashtëzakonshme edicionin e kaluar dhe këtë vit me Evertonin dhe ka rritur ndjeshëm vlerën e tij.
Gjithsesi në rast se do të ndodhë ky transferim, atëherë Lukaku do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë që është blerë në Gjermani. /Telegrafi/