Site icon Telegrafi

Bayerni i beson Ancelotti

Getty Images

Bayern Munchen nuk ka ndërmend të ndërpresë një cikël që sapo ka nisur me Carlo Ancelottin.

Pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Gjermanisë, drejtuesit më të lartë të klubit i japin besim të plotë trajnerit italian.

Ancelotti do të vazhdojë të qëndrojë në stolin e Bayernit dhe kjo çështje nuk është në diskutim. Karl-Heinz Rummenigge hedh poshtë çdo dyshim duke theksuar se Ancelotti është një trajner i mirë dhe me shumë eksperiencë.

Sipas legjendës gjermane, trajneri ka një kontratë që e lidh me klubin deri në vitin 2019 dhe e ardhmja e tij nuk është aspak në diskutim.

Një qëndrim i qartë dhe i prerë nga zyrtari i lartë bavarez që u jep fund zërave për një lamtumirë të italianit në fund të sezonit. Aktualisht Ancelotti po udhëheq Bayern Munichut drejt titullit të radhës pasi tetë ndeshje, ka tetë pikë më shumë.  nga fundi është po kaq pikë larg Leipzigut ndjekës.

Në rast se arrin të shpallet kampion, ky do të jetë titulli i pestë rresht për bavarezët me tre të fundit të fituar nga Pep Guardiola dhe një nga Jupp Heynckes.

Ancelotti u ul në stolin e Bayernit në fillim të këtij sezoni pas largimit të katalanasit dhe ambicia e tij ishte trofeu prestigjioz në arenën evropiane, por në dy sfidat çerekfinale me Real Madridin, pësuan humbje.

Exit mobile version