Site icon Telegrafi

Bayerni i bën ofertë mesfushorit spanjoll Saul Niguez

Dashuria e Bayern Munichut për futbollistët spanjollë duket se do të vazhdojë edhe viteve të ardhshme.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë synon që ta ofrojë një tjetër futbollist me kombësi spanjolle për edicionin e ri.

Mesfushori i Atletico Madrid, Saul Niguez është objektivi kryesor i rekordmenëve gjermanë për edicionin e ri.

E përditshmja spanjolle AS ka raportuar se bavarezët kanë bërë një ofertë zyrtare në drejtim të mesfushorit dhe Atleticos, por që nuk janë zbuluar detajet financiare.

26-vjeçari Saul ka humbur vendin e titullarit te Atletico Madrid këtë edicion dhe është i gatshëm të largohet për një aventurë të re.

Megjithatë largimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi lojtari ka një kontratë afatgjate me madrilenët deri në qershor të vitit 2026.

Besohet se ‘Los Colchoneros’ do ta lejonin largimin e Saul nga skuadra nëse vije ndonjë ofertë mbi 70 milionë euro.

Vlen të theksohet se për lojtarin interesim kanë shprehur edhe Manchester United, Arsenal dhe Barcelona. /Telegrafi/

Exit mobile version