Site icon Telegrafi

Bayerni i bashkohet garës për talentin holandez Malen

Donyell Malen është njëri nga sulmuesit më në formë në Evropë.

Super talenti holandez ka shkëlqyer në këtë fillim edicioni me PSV Eindhoven.

Në 17 ndeshjet e para në të gjitha garat, Malen ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar pesë asistime.

Falë këtyre shifrave, skuadrat e mëdha janë futur në garë për t’i kërkuar shërbimet e tij.

Arsenal, Liverpool, Milan, Manchester United e Real Madrid janë skuadrat e interesuara për lojtarin.

Por së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Mediat gjermane kanë raportuar se Bavarezët e kanë ndjekur lojtarin në ndeshjet e fundit me PSV Eindhoven.

Bayern është gati të shpenzojë rreth 50 milionë euro qysh në afatin kalimtar të janarit për transferimin e lojtarit në Allianz Arena. /Telegrafi/

Exit mobile version