Site icon Telegrafi

Bayerni i bashkohet garës për Matuidin

Blaise Matuidi do të largohet nga kampionët e Francës, Paris Saint Germain pas ardhjes së trajnerit të ri Unai Emery.

Ylli i Kombëtares së Francës është në bisedime me dy skuadrat nga Manchesteri, City dhe United.

Por mediat në Francë kanë raportuar se gjiganti gjerman, Bayern Munich iu është bashkuar garës për t’i siguruar shërbimet e tij.

Trajneri i bavarezëve, Carlo Ancelotti e ka pasur nën urdhrat e tij francezin dhe e dëshiron përsëri por tani në Munich.

PSG është e hapur për ofertat që vijnë në drejtim dhe i ka caktuar një çmim prej 30 milionë euro për largimin e Matudit.

29-vjeçari tani është duke shqyrtuar ofertat nga Manchester City, Manchester United dhe Bayern Munich. /Telegrafi/

Exit mobile version