Site icon Telegrafi

Bayerni barazon me Nurnbergun, një rezultat që nuk i konvenon asnjërit ekip

Kingsley Coman (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/guliver)

Bayern Munichu nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 ndaj Nurnbergut në Bundesliga.

Mysafirët ishin dukshëm më të mirë, por vendasit befasuan me vendosjen e mirë në fushë.

Rastin e parë në ndeshje e kroi David Alava në minutën e 24, por portieri Christian Mathenia bëri një pritje të mirë dhe në minutat në vazhdim nuk kishte ndonjë rast për gol dhe me rezultat 0-0 përfundoi pjesa e parë.

Nurnbergu e filloi pjesën e dytë mjaft mirë, fillimisht rrezikuan me Eduard Lowen (48′) dhe pastaj shënuan me Matheus Pereiran. Bayerni mori prapë lojën në duar dhe barazoi rezultatin me Serge Gnabry në minutën e 75-të.

Në minutat shtesë të ndeshjes Tim Leibold dështoi të shënoi për vendasit nga pika e bardhë dhe me rezultatin 1-1 çdo gjë mori fund.

Pas këtij barazimi Bayerni vazhdon në pozitën e parë me 71 pikë, dy më pak se Dormundi, ndërsa Nurnbergu në vendin e 17-të, me 19 pikë, pesë më pak se Stuttgarti. /Telegrafi/

Exit mobile version