Bayern Munich janë afër kryerjes së transferimi të Corentin Tolisso.
Mesfushori francez ka shkëlqyer këtë sezon me Lyonin duke u bërë një objektiv kryesor i shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Megjithatë, sipas mediumit Kicker, garën për shërbimet e tij është gati të fitoj gjiganti gjerman, Bayern Munich, përcjell Telegrafi.
Megjithëse gjermanët do të shkojnë më poshtë se shifra e kërkuar prej 40 milionë eurove ajo që Lyoni shpresojnë, gatishmëria e tyre për të ofruar 35 milionë euro me 15 milionë bonuse thuhet se ka ‘lejuar’ që ata të vjedhin talentin francez.
Kështu, Bavarezët kanë mposhtur në garë skuadra të mëdha si Chelsea, Tottenham, Manchester City, Juventus dhe AC Milan. /Telegrafi/