Telegrafi

Bayerni afër transferimit të Marc Rocas

Bayern Munich nuk po heq dorë nga transferimi i mesfushorit të Espanyolit, Marc Roca.

Bavarezët janë duke tentuar transferimin e mesfushorit të skuadrës spanjolle qysh në fillim të kësaj vere, mirëpo po hasin në vështirësi.

Sipas asaj që raporton L’Euipe, kampioni i Bundesligës thuhet se ka ofruar 40 milionë euro për transferimin e mesfushorit.

Marc Roca (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Bayerni e sheh Rocan si zëvendësues të Renato Sanchesit, që nuk ka arritur ta gjejë vetën në Alliazn Arena dhe se nuk është në planet e Niko Kovacit.

Lexo po ashtu Espanyoli ia vështirëson punët Bayernit në transferimin e Rocas

Nëse skuadra gjermane arrin ta transferojë mesfushorin e Espanyolit, atëherë lojtari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Deri më tani në këtë verë Bavarezët kanë nënshkruar me lojtarët si, Benjamin Pavard, Lucas Hernandez, Jan-Fiete Arp, Ivan Perisic, Philippe Coutinho dhe Mickael Cuisance. /Telegrafi/