Skuadra e njohur gjermane, Koln është drejt rënies në Bundesliga 2.
Por kapiteni i saj, Jonas Hector nuk do të mbetet pjesë e bardh e kuqve.
Reprezentuesi gjerman pritet të largohet pasi në drejtim të tij kanë ardhur shumë oferta.
Së fundmi në mediat gjermane është raportuar se është Bayern Munich skuadra favorite për të nënshkruar me Hector.
27-vjeçari pritet ka një klauzolë largimi nga Kolni prej 10 milionë euro nëse skuadra bie një kategori më poshtë.
Gjithsesi përveç Bayernit, Hector po kërkohet edhe nga Borussia Dortmund në Gjermani.
Interesim për gjermanin kanë shfaqur edhe skuadrat italiane si Juventus dhe Inter.
Ndërkohë ai po kërkohet edhe në Angli nga Liverpool dhe Manchester United. /Telegrafi/