Site icon Telegrafi

Bayerni afër nënshkrimit me talentin gjerman

Jeremy Toljan është bërë ndër mbrojtësit më të kërkuar në Evropë.

Gjiganti gjerman, Bayern Munich është futur seriozisht në garë për transferimin e talentit.

Mbrojtësi i majtë ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me skuadrën e tij Hoffenheim dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave.

22-vjeçari është pritur të kaloj në Tottenham, por së fundmi në garë fuqishëm është futur edhe Bayern.

Reprezentuesi gjerman është në vitin e fundit të kontratës me klubin, dhe Bayern ka shprehur gatishmëri të paguajë rreth 10 milionë euro për të.

Tani lojtari do të vendosë se cilës skuadër do t’i bashkohet, Tottenham apo Bayernit. /Telegrafi/

Exit mobile version