Site icon Telegrafi

Bayern tërhiqet nga gara për Moises Caicedon për shkak të Chelseat

Bayern Munich nuk do të jetë në garë më për Moises Caicedon, sipas asaj që raporton gazetari i Bild, Christian Falk.

Skuadra e Bundesligës beson se mesfushori ka një marrëveshje për t’iu bashkuar Chelseat në afatin kalimtar të verës.

Thomas Tuchel ishte i interesuar për nënshkrimin e 21-vjeçarit, por blutë janë skuadra e vetme e gatshme për të përballuar çmimin e kërkuar të Brighton.

Lexo po ashtu Dy problemet që Pochettino dhe Boehly duhet t'i zgjidhin te Chelsea

Pulëbardhat po kërkojnë mbi 100 milionë euro për reprezentuesin e Ekuadorit, por klubi londinez shpreson të ulë tarifën në javët e ardhshme.

Chelsea është e gatshme të paguajë nën 100 milionë, andaj janë në negociatat të stërzgjatura se sa do të jetë çmimi final.

Një tjetër problem është edhe shuma që do të paguajë klubi i Ligës Premier, pasi tentojnë të zgjasin atë në shumë rata. /Telegrafi/

Exit mobile version