Bayern Munichu dëshiron ta harrojë humbjen e xhiros së dytë nga Atletico Madridi me një fitore në xhiron e tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët janë nikoqirë të PSV Eindhovenit në Allianz Arena, ku do ta kenë edhe mbështetjen e fuqishme të tifozëve.
Skuadra e Carlo Ancelottit numëron tri pikë nga dy ndeshjet e para dhe natyrisht se nuk është e kënaqur me këtë situatë.
PSV ka vetëm një pikë dhe njëherësh do të përpiqet që t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikim.
Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Atletico Madridi është favorit për të regjistruar edhe një fitore ndaj FC Rostov.
Ekipi bazë i Bayern Munichut: Neuer; Lahm, Hummels, Boateng, Alaba; Alonso, Thiago, Kimmich; Müller, Robben, Lewandowski.
Ekipi bazë i PSV Eindhovenit: Zoet; Brenet, Schwaab, Moreno, Willems; Guardado, Pröpper; Narsingh, S. de Jong, Pereiro; L. de Jong.
Formacionet e ndeshjes tjetër të Grupit D:
Atletico Madrid: Oblak; Juanfran, Godin, Savic, Filipe Luis; Gabi, Koke, Carrasco; Correa, Griezmann, Torres.
/Telegrafi/