Telegrafi

Bayern ndalohet nga Koln

Sulmuesi i kombëtares gjermane shënoi pas gjysmë ore lojë, avantazh të cilin vendasit e mbajtën deri në pjesë të dytë, kur Bastian Schweinsteiger barazoi rezultatin për Bayernin (58’).

Nga ndeshjet tjera në Bundesliga, derbi në mes të Werder Bremen dhe Stuttgart ka përfunduar pa fitues, 2-2. Mysafirët nga Stuttgart kaluan në epërsi të dyfishtë në pjesë të parë me golat e Pavel Pogrebnyak (15’) dhe Sami Khedira (42’), por vendasit arritën të nxjerrin një pikë falë dy golave të pjesës së dytë të shënuar nga Hugo Almeida (75’) dhe Torsten Frings (81’).

Hamburg ka shënuar fitore minimale ndaj Hertha me golin e Marcell Jansen (40’), ndërsa kampioni aktual Wolfsburg ka arritur të rikthehet nga disavantazhi 1-0 në pjesë të parë, për të shënuar fitore 4-1 në pjesë të dytë kundër Bochumit./Telegrafi/