Bayern Munichu ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Eintracht Frankfurt në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Bundesliga.
Bavarezët kanë vazhduar me rezultate pozitive në Bundesliga, duke marrë tri pikët e radhës për të ngritur epërsinë me ndjekësit.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte për një nuancë në favor të Bavarezëve, por edhe përkunder rasteve të shumta nuk arritën ta gjejnë golin.
All square still at the break ⚖️
🔴⚪ #SGEFCB pic.twitter.com/UVreoDHQF1
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) February 26, 2022
Në pjesën e dytë, Bayerni vazhdoi të luajë më mirë dhe pas disa rasteve gjeti edhe golin që doli të ishte i fitores.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 72-të dhe ishte zëvendësuesi Leroy Sane, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Joshua Kimmich.
Going home with the W 👊
🔴⚪ #SGEFCB pic.twitter.com/u7sRT2xOnW
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) February 26, 2022
Me këtë fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 58 pikë, ndërsa Eintrachti renditet i 10-ti me 31 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Bavarezët luajnë në shtëpi ndaj Bayer Leverkusenit, teksa Eintracht Frankfurt udhëton te Hertha Berlini. /Telegrafi/
🎥 See how @Leroy_Sane's composed effort earned @FCBayernEN maximum #Bundesliga points in #SGEFCB. pic.twitter.com/50kLBkNFM1
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) February 26, 2022