Klubi gjerman, Bayern Munichu ka etiketuar sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen si objektivin e madh për sulmin.
22-vjeçari ka bërë një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit me gjigantët italianë, duke shënuar nëntë gola në 11 ndeshje.
Paraqitjet e tij të mira dhe statistikat mbresëlënëse para portës kanë bërë që shumë klube evropiane të duan transferimin e Osimhen.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Bayern Munich po planifikon një sulm për sulmuesin e Napolit.
Bayerni dëshiron ta transferojë Osimhen në afatin kalimtar të janarit për të shmangur çdo konkurrencë.
Megjithatë, Napoli thuhet se nuk do të pranojë asnjë ofertë më të ulët se 100 milionë euro. /Telegrafi/