Bayern Munichu ka fituar me lehtësi në udhëtim te Werder Bremeni me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Bundesliga.
Bavarezët ka marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke ruajtur distancën me ndjekësit, teksa ka mposhtur Werderin e Milot Rashicës.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Bayerni, i cili arriti të shënojë edhe dy gola, përveç rasteve të shumta të krijuara.
Goli i parë erdhi në minutën e 22-të dhe ishte Leon Goretzka, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Thomas Muller, ndërsa gjermani asistoi edhe në minutën e 35-të tek goli i shënuar nga Serge Gnabry për 2-0.
Solid half from our boys 🙌
🔴⚪️ #SVWFCB 0-2 pic.twitter.com/5F7saAQoqt
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) March 13, 2021
Në pjesën e dytë, përsëri ishte Bayerni që luajti më mirë, ishte më kërkues dhe shënoi edhe një gol tjetër për të siguruar fitoren, pasi vendasit krejt çfarë arritën ishte një gol nderi.
Kjo pjesë nisi me dy raste të shpejtë dhe të mira nga Roberto Lewandowski, por në minutën e 54-të u ndal nga shtylla, ndërsa katër minuta më vonë nga traversa.
Ylli polak nuk u ndal me kaq pasi në minutën e 67-të arriti të gjej golin duke shënuar për 0-3, ndërsa Niclas Fullkrug (86’) shënoi për 1-3 duke vulosur rezultatin përfundimtar.
+3 ✅
🔴⚪️ #SVWFCB 1-3 pic.twitter.com/b5fR7vJ3Iv
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) March 13, 2021
Pas kësaj fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 58 pikë, ndërsa Werderi zë vendin e 12-të me 30 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bavarezët e presin Stuttgartin, ndërsa Bremeni e pret Wolfsburgun. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1370750419786432513
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1370753309045366787
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1370766186061967360