Site icon Telegrafi

Bayern Munichu entuziast për Allegrin

Raportimet janë në rritje në Gjermani se Massimiliano Allegri mund të marrë drejtimin e Bayern Munchen nga Hans-Dieter Flick.

Ish-strategu i Juventusit dhe Milanit ka qenë pa punë për gati dy vjet që kur u shkarkua, pavarësisht se fitoi pesë tituj të Serie A radhazi dhe arriti dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Flick ka fituar gjithçka me Bayern Munchen dhe tundohet nga mundësia për të drejtuar ekipin kombëtar gjerman.

Ndërsa klubi pret që ai të marrë një vendim, ata po shikojnë mundësi të tjera dhe gazeta gjermane Bild këmbëngul se Allegri “nuk konsiderohet thjesht një Plan B” nga drejtorët e Bayern.

Ai nuk do të ishte i pari italian që drejtonte gjigandët e Bundesligës, pasi Giovanni Trapattoni që  kujtohet ende me dashuri, dhe jo vetëm për konferencat e tij të jashtëzakonshme për shtyp.

Allegri kërkohet gjithashtu nga Roma, por raportimet e fundit në Itali pretendojnë se ai i ka refuzuar ata.

Ekziston ende interesimi nga klubet e Ligës Premier, si dhe mundësia e largët që Juventusi mund të kthejë prapa për të zëvendësuar Andrea Pirlon, por Bayern duket gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar. /Telegrafi/

Exit mobile version