Bayern Munich ka fituar ndaj Barcelonës (3-0) në “Camp Nou” në ndeshjen hapëse të fazë së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët ishin shumë të rrezikshëm në pjesën e parë, pasi kishin disa raste.
Leroy Sane provoi i pari, por Andre ter Stegen ishte në vend. Pas tij rast të mirë kishte Jamal Musiala, por sërish pa sukses.
https://www.youtube.com/watch?v=8WR1YIjVJIA&ab_channel=Goals
Në minutën e 33-të, erdhi goli i epërsisë, kur Thomas Muller gjuan nga distanca, ndërsa Eric Garcia devijon topin për të përfunduar në portë.
⏸️ #FCBFCB 0-1
⚽️ 33' – @esmuellert_ pic.twitter.com/n7QVpqu9wM
— FC Bayern München (@FCBayern) September 14, 2021
Pjesa e dytë sërish ishte më e mirë për Bayernin, që rrezikoi disa herë.
Sane dhe Musiala rrezikuan që në fillim të fraksionit të dytë, ku ky i fundit u ndal nga shtylla, por topi u kthye te Robert Lewandowski i cili nga afër shënoi për 2-0 në minutën e 56-të.
https://www.youtube.com/watch?v=-i63dQhZ05E&ab_channel=F1ow
Rastet ishin vetëm të bavarezëve, pasi sërish rrezikuan Marcel Sabitzer dhe Serge Gnarbry, por pa sukses.
Në minutën e 85-të, Lewandowski del sërish në skenë për të shënuar për 3-0.
https://www.youtube.com/watch?v=N-6ScuHr9Vk&ab_channel=Vid-US
Bayern Munich merr tri pikët e para në grup, ndërsa loja e Barcelonës ishte e dobët dhe për të kaluar grupin, duhet të bëjë më shumë. /Telegrafi/