Bayern Munich ka arritur marrëveshje për 10 milionë euro, duke përfshirë edhe bounset, për transferimin e portierit të Koln, Jonas Urbig, sipas Sky Germany.
21-vjeçari gjerman ka vetëm edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me klubin që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Ai do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Bayernin të vlefshme deri në vitin 2030.
Gjiganti bavarez e vlerëson Urbig si zëvendësuesin afatgjatë të Manuel Neuer, pasi kontrata e këtij të fundit skadon në 2025.
Sipas një raportimi nga Florian Plettenberg, Urbig do t’i nënshtrohet testeve mjekësore gjatë 24 orëve të ardhshme.
Jonas Urbig undergoing the first part of his Bayern medical at the Barmherzige Brüder hospital this morning
🎥 @unverhofft
pic.twitter.com/qu7wijYnEn— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) January 27, 2025
Urbig, i cili kaloi sezonin e kaluar në huazim tek Greuther Furth, ka luajtur në 11 ndeshje në të gjitha garat, duke i bërë konkurrencë Billy Goats këtë sezon.
Bayern Munich në ndërkohë ka bërë tri përpjekje për transferimin e Urbig, i cili tashmë do të jetë pasues i Neuerit.
Drejtuesit e klubit pritet që ta shesin portierin Sven Ulreich i cili nuk bën pjesë më në planet e tyre, teksa Daniel Peretz do të mbetet pjesë e tyre./Telegrafi/