Bayern Munich ka eliminuar prej garave skuadrën e Arsenalit.
Kjo e fundit pësoi dhjetë gola në dy ballafaqimet ndërsa ka realizuar vetëm dy gola.
E kjo ka bërë që të tallet skuadra gjermane përmes një mesazhi në llogarinë zyrtare të Twitterit, transmeton Telegrafi.
“Sa është ora? Po, është dhjetë”, shkruan në llogarinë e Bayernit në Twitter.
Ndryshe, ky ishte eliminimi i shtatë radhazi i londinezëve në fazën e 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/